Connect with us

Sport

Dje ishte në ‘Allianz Arena’, Mourinho jep një deklaratë në stilin e tij

Publikuar

Kjo javë ishte javë pushimi në Premierligë, kësisoj lojtarët dhe trajnerët do të mund t’i rigjeneronin forcat e tyre për të vazhduar pjesën tjetër të sezonit, por për vetë teknikun portugez pauza për të ishte e panevojshme.

Ai në një intervistë dhënë Sky Sportit tha se lojtarët kanë nevojë të pushojnë pak në këtë fazë për të qenë më të gatshëm në këto javët e mbetura deri në përfundim të kampionatit, përcjell lajmi.net.

‘’Lojtarëve iu duhet pak pushim për trupin dhe shpirtin e tyre, por mua jo’’, deklaroi 47- vjeçari.

Kujtojmë se Mourinho nuk udhëtoi me skuadrën në pushime fare, por vazhdoi punën e tij sikur çdo javë tjetër.

Ish-trajneri i Real Madridit udhëtoi për në Munich për të përcjellë nga afër ndeshjen Bayern – Leipzig, meqenëse do të përballën me këta të fundit në fazën 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/