Connect with us

Kosovë

Dita e dytë e konferencës së Sigurisë në Munih, ku po merr pjesë edhe Kosova

Publikuar

Liderë politikë dhe ushtarakë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin e Munihut.

Në këtë konferencë ku diskutohen shumë tema që e preokupojnë komunitetin ndërkombëtar, temë diskutimi është edhe Ballkani Perëndimor, njofton Klan Kosova.

Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në ditën e parë të kësaj konference (e premte 14.02.2020) është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

NA NDIQ NË FACEBOOK