Connect with us

Kosovë

Dështoi të behej deputet por Vetëvendosja ia bënë një vend Sami Kurteshit, e çon në KQZ

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar anëtarët e rinj.

Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.

Sami Kurteshi dhe Ali Mrama janë anëtarët e zgjedhur të LV-së në KQZ.

Sami Kurteshi ka dështuar që të sigurojë votat e nevojshme për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor.  Por, Kurteshit partia e tij tashmë ia ka bërë një vend, atë të anëtarit të të KQZ-së, shkruan Periskopi.

Më poshtë gjeni emrat e të gjithë anëtarëve të rinj:

Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV

Sami Hamiti – LDK

Arianit Elshani – PDK

Ibrahim Selmanaj – AAK

Eshref Vishi – Nisma

Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët

Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera.

NA NDIQ NË FACEBOOK