Kosovë
Deputetja e VV-së distancohet nga deklarata e saj skandaloze për UÇK-në: Nuk ishin fjalët e mia

Nënkryetarja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dje kishte shpërndarë një citat të një analisti fantom serb se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Presidenti Hashim Thaçi i cili i ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj, shkruan Periskopi.
Ai tha se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.
Madje Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?
Ndërsa sot, Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar duke u ankuar se nuk po i lexojnë deri në fund postimet e saj.
Madje, ajo distancohet duke thënë se asnjë fjalë nuk është e saj dhe se ishte vetëm një citat i shkëputur nga analisti fantom serb./Periskopi/






















