Kosovë
Deputetja e AAK-së paralajmëron protesta nëse Qeveria Kurti shfuqizon taksën

Nënkryetarja e AAK-së e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Reshitaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka
thënë se reciprociteti në vend të taksës do të ishte një gabim i Kosovës pasi
nuk ka njohje reciproke mes vendeve.
Ajo thotë se taksa ka prishur shumë strategji
të Serbisë prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim.
Nënkryetarja e AAK-së thotë se gjëja e fundit
që do të donte të shihte do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të
taksës.
“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të
detyrohemi ta përdorim është protesta”.
Reshitaj thotë se frika ekziston që taksa të
ndajë edhe shoqërinë në grupacione.
Duke folur për Autostradën e Dukagjinit,
deputetja thotë se Qeveria Haradinaj vetëm pasi procedoi me autostradat tjera
vendosi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.
“Është diskriminim shumë i madh kur janë
ndërtuar shumë autostrada të thuhet se autostrada e Dukagjinit nuk është
interes i qeverisë”.
Ish-ministrja e Ambientit duke folur për
shkarkimet në disa borde publike që ka bërë Qeveria Kurti, ka thënë se
punëtorët nuk guxojnë të mbeten në listat rezervë.
“Sekretarëve permanent duhet t’u gjenden
pozita të ngjashme sipas ligjit. Qëllimi duket se është zëvendësimi me njerëz
tjerë. Mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj.
.




















