Connect with us

Kosovë

Deputeti i LDK-së, Abdyli: Reciprociteti më i miri, Kurti te varri i Rugovës në kohën e duhur

Publikuar

Deputeti i LDK’së, Haxhi Abdyli, ka thënë se poltika nuk është gjë e ngurt dhe se ajo mund të ndryshohet në momentet të caktuara. Këto komente ai i bërë duke arsyetuar vendimin e qeverisë që të largohet taksa dhe të vendoset masa e reciprocitetit.

Abdyli mbron vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Receiprociteti është më i mirë në këtë mënyrë ta dobsojmë Serbinë që me Kosovën nuk mund të luaj siç ka luajtur në të kaluarën. Nuk është që jemi duke e befasuar dikë,  nuk e bëjmë politikën tu e bë si Ramush Haradinaj. Reciprociteti i ka do punë nuk është si tarifa që e ka vendos”, ka thënë ai në T7, shkruan Periskopi.

Ai thotë se Qeveria e ardhshmë politikë e ka reciprocitetin si sjellje ndaj Serbisë.

Ndërsa i pyetur se pse Kurti nuk vizitoi varrin e Ibrahim Rugovës si ish kryemistrat tjerë, ai ka thënë se Kurti do ta bëjë në kohën e duhur.

“Besoj që kjo do të bëhet në kohën e duhur, personalisht mendoj se do të duhej të nderohej që në ditën e parë, por Qeveria e parsheh ndryshe politkën e saj, roli i tij (Rugovës) nuk do të zbehet nëse nuk nderohet ai. (Kurti) Me disa postime deklarata e ka nderu shumë”, u shpreh ai./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK