Connect with us

Kosovë

Deputeti i AAK’së: Nuk do të lëmë guri pa lëvizur që taksa të mos hiqet

Publikuar

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se nëse taksa 100 për qind për mallrat serbe hiqet, Kosova do të kthehet shumë prapa.

Ai tutje ka shtuar se si opozitë nuk do të lejojnë që të dëmtohet shteti i Kosovës me heqjen e taksës.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me 20 vjet përvojë parlamentare në Kosovë, Aleanca ka qenë pozitë e opozitë konstruktive.

Demalijaj ka thënë se janë të konsoliduar si opozitë, dhe veprimet e tyre varën nga ato veprime që do t’i ndërmarrë qeveria.

“AAK qëndron palë e palëkundur në qëndrimet e veta. Neve i kemi mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme, por besoj që kemi edhe bashkëpunim të opozitës. Nga PDK-ja ka pasur lëkundje po nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës. Ka pas koordinim mes partnerëve të koalicionit por nuk diçka të ngjashme tash për heqje të taksës. Neve nuk do të lejojmë në asnjë shkallë që të dëmtohet shteti i Kosovës me heqjen e taksës. Ne do të kthehemi shumë prapa nëse hiqet taksa”, ka thënë ai.

Demalijaj ka thënë se nëse Serbia sillet mirë dhe e njeh Kosovën, atëherë mund të hiqet taksa, duke shtuar së në kushtet aktuale nuk do të ishte e mirë heqja e saj.

Ai thotë se nuk do të lënë asnjë guri pa lëvizur që taksa të mbetet.

“Kemi akterë që kur është folur për mallra serbe ka pasur edhe protesta të përgjakshme, kanë rrotulluar kamionë për mos me hy produkte serbe. Nuk mendoj që VV ka mund të marrë ato vota për reciprocitet, ata nuk kanë lënë element pa shti në fushatë. E dimë se si ka ardhur Qeveria Kurti, ajo nuk është qeveri e shumicës. Është e domosdoshme që Kurti duhet të ndalet e ta verifikojë të kaluarën e tij opozitare”, ka thënë ai.

Ai thotë se beson se Kurti i ka mendtë në kokë për të mos e hequr taksën.

Shqipëri3 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK