Connect with us

Kosovë

Deklarata e Daçiqit zemëroi kinezët, rrezikon prishjen e raporteve me Kinën

Publikuar

Zyrtarët kinezë janë zemëruar me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq, pasi ata besojnë se ky i fundit po shmangë vizitën në Kinë.

Deklarata e djeshme e ministrit serb se po planifikonte të shkojë në Kinë, por se duhet ta marrë në konsideratë kthimin Kina meqë qëndrimi në karantinë për shkak të koronavirusit zgjat 14 ditë.

‘Tallja e hapur me Kinën e cila qëndroi pranë Serbisë edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në një periudhë të vështirë për Kinën është e turpshme për një ministër të jashtëm, veçanërisht Serbinë. Kina nuk do ta konsiderojë më një mik të vendit, megjithatë do të vazhdojë ta respektojë president Aleksandar Vuçiq. Në fakt, ky shtet do ta respektojë vetëm Vuçiqin ndërsa ndaj Daçiqit do të ndryshojnë raportet në mënyrë dramatike”, I ka thënë një burim diplomatik kuririt, përcjell Periskopi.

Ai thekson se Kina nuk do ta tregojë menjëherë, por si çdo vend që ndjek diplomaci të mençur dhe serioze, më vonë do ta demonstrojë atë përmes veprimeve të saj.

Daçiç tha dje, ndër të tjera tha se çështja nuk është vetëm si të shkojë në Kinë, duke pasur parasysh pezullimin e fluturimeve në atë vend, por një pyetje edhe më e vështirë ishte se si të kthehet nga Kina, duke marrë parasysh që qëndrimi në karantinë zgjat 14 ditë.

NA NDIQ NË FACEBOOK