Shëndetësi
Debat për kohëzgjatjen e ruajtjes së vezëve dhe sprermatozoidëve

Periudha kohore për të cilën vezët, spermatozoidet dhe embrionet mund të ngrihen mund të zgjatet.
Kjo pasi qeveria britanike po bën thirrje për rishikime të kufirin aktual dhjetëvjeçar.
U tha që zgjedhja e grave se kur do të bëhen me fëmijë po kufizohet, pavarësisht përparimeve në teknologjinë e ngrirjes.
Vetëm vezët e njerëzve, pjelloria e të cilëve mund të preket nga ndonjë sëmundje mund të mbahet për më gjatë – deri në 55 vjet.
Rregullatori tha që koha ishte e duhur për të konsideruar një kufi të kohës së ruajtjejs më të përshtatshëm.
Pra, qeveria tani ka filluar një konsultim për ligjin aktual.
Gjithashtu u tha se do të merren parasysh siguria dhe cilësa e vezëve, embrioneve dhe spermës së ruajtur për më shumë se dhjetë vjet dhe çdo kërkesë shtesë për objektet e ruajtjes që mund të rezultojnë.





















