Connect with us

Kosovë

Daut Haradinaj: Sot qeveria Kurti shfuqizoi vendimin e Isa Mustafës

Publikuar

Sot, Qeveria e Kosovës mori disa vendime, në mesin e tyre edhe atë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”

Gjithashtu është shfuqizuar edhe vendimi për përfitimet e zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit të tyre.

Në lidhje me këto vendime të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

I njëjti përmes një statusi të bërë në Facebook ka thënë se këto vendime kanë për tendencë ta mashtrojnë opinionin.

Ai tha se Kurti duhet të ju bëjë me dije se sot ka shfuqizuar vendimin e Isa Mustafës të vitit 2015.

Ky është postimi i plotë i deputetit Haradinaj:

Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.

NA NDIQ NË FACEBOOK