Connect with us

Lajme

Dalin pamje të ndjeshme pas përplasjes së avionit në Stamboll

Publikuar

Një avion doli jashtë piste dhe më pas shpërtheu në flakë, në një aeroport turk pasditen e sotme.

Raportohet se në bord ndodheshin 177 persona dhe 52 prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë viktimë nga aksidenti i rëndë ajror. Avioni u shkatërrua gati plotësisht duke u ndarë në 3 pjesë.

Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihen njerëzit e mbuluar nga gjaku dhe të tmerruar nga kjo përplasje, që mund të kishte rezultuar fatale për ta.

Mendohet se disa prej pasagjerëve kanë ngecur në avion, por punëtorët e urgjencës po punojnë për t’i nxjerrë. Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK