Lajme
Dalin detaje nga vdekja e të riut në Përrenjas/ Merte ilaçe për virozë gripale

Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja misterioze e të riut në Përrenjas, i cili u gjet sot i pajetë.
28-vjeçari është identifikuar si shtetasi me B.Kokonozi, me banim në një fshat të Përrenjasit.
Dy ditë më parë ai ishte paraqitur në spital me temperaturë të lartë. Mjekët tregojnë se i kanë dhënë ilaçe për vizorë gripale dhe i riu ishte larguar për në shtëpi.
Mirëpo në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryesisht rreth orës 03:00, ai ka ndërruar jetë për shkaqe ende të paqarta.Trupi i tij është dërguar në spital dhe pritet të dalë autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e 28-vjeçarit./ CNA.al




















