Sport
ÇUDIA/ Ndodh në Shqipëri, klubi i Kategorisë së Parë udhëton pa portier

Kategoria e Parë e futbollit ka mbyllur javën e 14 dje, teksa Apolonia mposhti 5-1 Shënkollin në Fier. Miqtë duket se e kishin “programuar” një disfatë të tillë, duke mos marrë masa për portën. Shënkolli udhëtoi drejt Fierit vetëm me një portier dhe në raste “emergjence” nuk kishte një tjetër për katërkëndëshin.
Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Fier, pasi edhe Turbina përpara pak javësh udhëtoi vetëm me një portier. Në javën e shkuar Tërbuni u detyrua të fuste në portë një mbrojtës, pasi nuk kishte një portier të dytë. Dëmtimi i “gardianit” dhe transporti i tij në spital, bëri që Tërbuni t’i besonte portën një mbrojtësi./newsport/






















