Sport
CR7 priste të ishte një peshkatar, por jo një futbollist që i fiton të gjitha

Pesë herë fituesi i Topit të Artë festën e ditëlindjen e organizoi në Torino, por nuk hezitoi të jepte edhe një intervistë për mediet portugeze.
I pyetur se ku mendonte se do të ishte në moshën 35 vjeçare, Ronaldo u përgjigj: Në moshën 35 vjeçare? Unë kam menduar se do të bëhesha peshkatar në Madeira”.
“Kjo nuk më erdhi në mendje. Doja të isha profesionist, por nuk mendoja se do të fitoja gjithçka që kam fituar”.
“Të luash në Juventus më jep mundësi të fitoj përsëri. Ne e dimë se është e vështirë dhe varet nga shumë gjëra, por është e mundur sepse kemi një ekip të mirë”./Lajmi.net/

















