Connect with us

Lajme

Coronavirusi: A duhet mbyllur Shqipëria kufijtë me Italinë?

Publikuar

më

Ritja progresive e përhapjes së koronavirusit në Itali, sidomos në zonën e Lombardisë, ka rihapur një debat të fortë në emisionet televizive të mbrëmjes, nëse duhet mbyllur apo jo kufijtë me fqinjin tonë përtej Adriatikut.

Fakti se çdo ditë ka rreth 17 udhëtime ajrore dhe katër linja tragetesh që nisen nga gadishulli Apenin, e bën Shqipërinë tejet të ekspozuar ndaj Covid-19, njofton Klan Kosova.

Në këtë situatë opinion është ndarë në dysh.

Një palë thonë se mbyllja e kufinjve është e pamundur, se ajo nuk e pengon gjithësesi virusnin të futet, se edhe po preve linjat ajrore me italinë ai që do do gjejë një avion tjetër për të mbëritur etj.

Ata e mbështesin këtë argument edhe me faktin se vende si Austria, apo disa qytete të jugut të Francës si Menton që kërkuan kufizimin e lëvizjes hoqën më se fundi dorë prej tij.

Por, ata që kërkojnë mbylljen e trafikut me Italinë, sidomos nga zonat e nxehta të Lombardisë kanë një logjikë tjetër. Për ta ne nuk jemi as si Austri dhe as si Franca, që kanë një rrjet shëndetësor tejet efikas. Masat drakoniane bëhen të domosdoshme duke u nisur nga sistemi ynë shëndetësor copë-copë.

Së pari në Shqipëri nuk ka masa për të reduktuar mundësinë e hyrjes së virusit në vend. Ne nuk kemi as pika karantine për ata që vijë nga zonat e kuqe të epidemisë.

Task forca ashtetërore rekomandon vetë karantinimin e atyre që vijnë nga këto zona në shtepitë e tyre për 14 ditë që është pothuajse e pamundur.

Të gjithë studimet shkencore thonë se masa e matjes së temperaturës në aeroport nuk përbën asnjë garanci.

Pastaj, përpos masave preventive, vendi është i papërgatitur edhe për tu përballur me rastet e rënda nëse Covid-19 kalon kufijtë tanë ashtu sikurse pritet.

Shërbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratoreve etj në Shqipëri, që duhet të përballojnë komplikacionet e mundeshme, janë të lokalizuara vetem në Tiranë.

Në gjithë vendin ka vetem reth 140 respiratore, të domosdoshëm kur virusi krijon komplikacione në mushkri, dhe këto janë për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe operacioneve.

Po ashtu e gjithë struktura mjeksore shtetërore dhe private nuk disponin asnje aparature ECMO kur do te duheshin së paku reth 30 te tilla.

Pra kur jemi në këto kushte alarmante, kur ende flasim për një spitak sekret që nuk i tregohet vendndodhja debate shtrohet se si mund të ulim sa më shumë probabilitetin e mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Siç shkruan Lapsi, Shqipëria nuk është as Franca as Austria që e kanë mundësinë të përballen me këtë rrezik. Prandaj ideja e mbylljes së kufijve me Italinë, është shumë më urgjente për Shqipërinë sesa për këdo tjetër, njofton Klan Kosova.

Shqipëri20 minutes ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme1 hour ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni3 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri3 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme4 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri6 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme6 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme7 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni8 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme8 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

NA NDIQ NË FACEBOOK