Sport
Çmimet marramendëse që marrin për fëmijët që i përcjellin lojtarët në fushë në Premierligë

Për një fëmijë, të dalësh përkrah heronjve të tu në fushën e stadiumit të klubit tënd të preferuar është një ëndërr. Mirëpo, shumë fëmijë nuk mund ta përballojnë realizimin e kësaj ëndrre nëse i duan klubet e mëdha angleze.
“Kjo është duke u bërë privilegj për ata që kanë mundësi ta përballojnë”, ka thënë drejtori i ri i Komitetit Sportiv, Mediatik, Kulturor e Digjital, Julian Knight.
“Kjo shkon plotësisht në kundërshtim me rrënjët e klasës punëtore të futbollit”.
Çmimet te klubet e Premierligës:
- Arsenal: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
- Aston Villa: £500 për ndeshjet e Kategorisë A, ndërsa një vend dhurohet për ndonjë shoqatë bamirëse
- Bournemouth: £235 për ndeshjet e Kategorisë A
- Brighton: £350 për të ecur me kapitenin, £250 për lojtarët e tjerë. Dy vende të lira plotësohen me short.
- Burnley: £310 për të ecur me biletë VIP, përfitimet shkojnë për bamirësi. Gjashtë vende në shitje për £40
- Chelsea: Falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
- Crystal Palace: £375 për “pakon e artë”, £100 për të argjendtë nëse fëmija vjen me fanella të veta
- Everton: të paktën një biletë falas + £599 për pakon e veçante që dërgon para në shoqata bamirëse
- Leicester: £355 + disa vende të lira përmes shortit
- Liverpool: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
- Manchester United: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
- Manchester City: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
- Newcastle: falas
- Norwich: £500 për të dalur me kapitenin. £379 për vendet e tjera
- Sheffield United: £360 për derbi. Çmimet nisin nga £300
- Southampton: Falas
- Tottenham: £485 për ndeshjet e Kategorisë A. Çmimet nisin nga £350
- Watford: £100
- West Ham: £700 për ndeshjet e Kategorisë A.
- Wolves: £450 për derbi. Çmimet nisin nga £320.





















