Connect with us

Sport

‘Çmenduria’ e tifozëve të Liverpool, kërkojnë rikthimin e Gerrard për të ngritur trofeun e Premierligës

Publikuar

Por, ‘The Reds’, titullin e fundit të kampionit e kanë fituar 30 vjet më parë, në vitin 199,.

Kësaj pritje është duke i ardhur fundi, me Liverpool që është duke kryesuar në Premierligë, me 22 pikë më shumë se ndjekësit e Manchester Cityt.

Një nga futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur te Liverpool, është Steven Gerrard. Reprezentuesi anglez ishte kapiten i të kuqve, fanellën e të cilëve e veshi nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Ai nuk ka pasur fatin që të fitoi asnjë titull të kampionit me Liverpool, gjë e cila ishte dëshira e tij më e madhe.

Gerrard sot 40 vjeçar, ka përfunduar karrierën si futbollist, dhe tani drejton Rangers në Skoci.

Shumë tifozë të Liverpoolit dëshirojnë rikthimin e tij në klub për pesë ndeshje, në mënyrë që të mund të ngrejë trofuen që e ka ëndërruar gjatë gjithë jetës

Tifozët në mediet sociale po kërkojnë që Jurgen Klopp të bind Gerrardin që të kthehet përkohësisht në klub, dhe është pak joreale të presësh që dëshira e tyre të realizohet./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK