Connect with us

Lajme

Çka u bë me paralelen shqipe në Çashkë? Pse dha dorëheqje kryetari i Këshillit të Komunës!?

Publikuar

me

Optimizëm, takime të shpeshta me ministrin e arsimit, takime me ish-kryeministrin, për hapjen e paraleles shqipe në Komunën e Çashkës pati para disa muajve me krerët e komunës dhe të këshillit. Por tani si duket optimizmi për hapjen e paraleles shqipe për një kohë të shkurturë u shua.

Kryetari i këshillit të Komunë së Çashkës Halit Ferati për arsye morale dha dorëheqje. Ai thotë se dorëheqja erdhi pasi funksionarët që duhet ta kryejn punën për hapjen e paraleles shqipe nuk kanë guxim për ta bërë dhe se vetëm zvarritet procesi.

“Për fat të keq e kuptova atë se vetëm zvarritet procesi dhe nuk zgjidhet. Këto njerëz që janë momentalisht në funksione nuk kanë guxim për ti zgjedhur këto probleme. Unë e pash të arsyeshme që mos të jem pjesë e bashkëpunimit me këto njerëz. 01 25 Unë si një përfaqësues shqiptar nuk e ndjeva veten komod të jem në atë pozicion ku mësojnë 44 nxënës shqiptarë”, deklaroi Ferati.

Këshilli komunal i Çashkës Me 7 vota “për” dhe 3 “kundër” u votua nisma për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në tetor të vitit 2019.

Ky vendim autorizoi kryetarin e komunës dhe drejtoreshën e shkollës që të ndryshojnë statutin e shkollës me qëllim që të mund të hapet paralelja shqipe në Çashkë. Por nga drejtoresha e shkollës një kërkesë e tillë nga atëherë ende nuk është dërguar në komunë.

Për ta marrë vesh se ku ka mbetur procedura dhe çfarë u bë me paralelen shqipe, para disa ditëve e pyetëm edhe të parin e Arsimit Arbër Ademin.

“Ju e dini se edhe me kryeministrin Zaev asaj kohe kemi pasur takim dhe zgjidhja nuk është marrja e kompetencave në këtë drejtim se kërkesa duhet të vijë nga vetë shkolla. Kryetari i komunës jo një herë por 3-4 herë më ka thënë që në qoftë se ky problem zgjidhet me marrjen e kompetencave unë ju them vullnetarisht mi merrni kompetencat se edhe unë jam për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mirëpo duhet të rrjedh kërkesa nga baza”, tha Arbër Ademi.

44 nxënës shqiptar që jetojnë në fshatrat e kësaj komuna prej kohësh kërkojnë që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. E në shkollën e Çashkës që nga themelimi asnjëherë nuk ka pasur paralele shqipe. Ndërsa për hapjen e kësaj paraleleje pati protesta nga prindërit maqedonas që mos të hapet paralelja shqipe./TV21/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com