Kosovë
Cilat janë ‘temat kryesore’ për të cilat Albin Kurti do të diskutojë nesër në Tiranë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër pritet ta vizitojë Tiranën ku do të takohet me krerët shtetërorë të Shqipërisë.
I pyetur nga gazetarët se a do të diskutojë atje për Ballkanin Perëndimor, Kurti është përgjigjur “me siguri për të gjitha kryesoret përfshirë edhe atë”.
“Do të kem takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Ne do t’i shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit”.
Kështu ka deklaruar Kurti pasi ka bërë homazhe tek Pllaka Përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.





















