Connect with us

Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Gattusos?

Publikuar

me

Pozita në renditje dhe forma e treguar nga ish-kampioni italian nën drejtimin e Gattusos kanë lënë për të dëshiruar, kësisoji e ardhmja e ish- lojtarit të Milanit në Napoli është në dyshim të madh.

Ndonëse arriti tre fitore radhazi në të gjitha garat, në mes të cilave mposhti edhe kampionët në fuqi të Juventusit, 42- vjeçari nuk ia doli të bindë kryesinë e klubit për të qëndruar.

Sipas Calciomercato.it, Gattuso pritet të largohet qysh në qershor, me Aurelo De Laurentisin të vendosur të kërkojë alternativë të re për stolin e Zikaltërve, transmeton lajmi.net.

Nga po i njëjti burim mësohet se më të mundshmit për të nënshkruar për postin e trajnerin te Napoli janë Luciano Spalletti, Ivan Juric dhe Gian Pierro Gasperini. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com