Connect with us

Sport

Chelsea, Liverpool, Man Utd – si duken gjigantët anglezë me Sanchon në formacion

Publikuar

Para pak ditësh ‘Sky Sports News’ raportoi se sezoni i tanishëm do të jetë i fundit për  Sanchon në Borussia Dortmund, me anglezin që është gjithnjë e më afër rikthimit në Premierligë.

Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë skuadrat që interesohen për 18-vjeçarin, çka bën që të pritet një verë e nxehtë lidhur me këtë situatë.

Medie të ndryshme britanike si ‘Dailymail’ dhe ‘Mirror’ kanë spekuluar shumë për të ardhmen e lojtarit nga Bundesliga, si pasojë e kësaj kanë krijuar shumë fantazi tek ekipet angleze për formacionin që do të krijonin skuadrat e tyre me yllin e Dortmundit në skuadër, transmeton lajmi.net.

Me kalimin të talentit anglez te ‘’Djajtë e Kuq’’, skema e ekipit anglez do të ishte 4-3-3, me Sanchon që do të luante si sulmues i djathtë përkrah Marcus Rashford dhe Anthony Martial, të cilët do të ishin përbërësit tjerë të treshes sulmuese.

Në Liverpool, sulmuesi i kombëtarës angleze do të gjente konkurrencë të madhe, ashtuqë për inkuadrimin e tij në formacionin bazë, ‘’Të kuqtë’’ do duhej ta sakrifikonin skemën e tyre 4-3-3 për ta kthyer në 4-2-3-1, me futbollistin në rolin e anësorit të djathtë, në skemat e Jurgen Kloppit.

Chelsea me arritjen e marrëveshjes me Hakim Ziyech do të tregonte një fytyrë tërësisht të re në fazën ofensive. Formacioni i zakonshëm i bluve 4-2-3-1 do të largonte Mason Mount dhe Willian nga formacioni bazë për t’i lënë vend dyshës, me Ziyech në rolin e fantazistit dhe  Sancho si anësor i djathtë.

Sancho, gjatë këtij sezoni me ‘Verdhezinjt’, ka regjistruar 19 paraqitje në Bundesligë duke shënuar 11 gola dhe 13 asistime, me çka bëhet lojtari i dytë në Evropë se bashku me Lionel Messin që kanë arritur shifra dyshifrore të golave dhe asistimeve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK