Sport
Chelsea identifikon zëvendësuesin e Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga, që nga transferimi i tij te Chelsea nga Bilbao, nuk ka arritur të gjej formën më të mirë të tij.
Me paraqitje e dobta, Chelsea janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tjetër portieri, dhe tashmë veçse kanë identifikuar zëvendësuesin.
‘Goal’ mëson se Chelsea kanë nisur monitorimin e portierit të Ajax Amsterdam, Andre Onana, transmeton lajmi.net.
‘Blutë’ e Londrës synojnë të sigurojnë transferimin e portierit kamerunas në fund të këtij sezoni.
Nuk dihet akoma se sa do të ofrojnë Chelsea për shërbimet e portierit të Ajax. /Lajmi.net/





















