Connect with us

Kosovë

Çfarë po ndodh: Ministrja e Jashtme e Xhamajkës thotë se nuk e kanë njohur Kosovën

Publikuar

më

Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë lajmin për këtë njohje e ka dhënë presidenti Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK