Connect with us

Shëndetësi

Çfarë duhet të hani në bazë të formës së trupit

Publikuar

më

Mollë, dardhë, banane? Cili është biotipi juaj dhe cilat janë parimet kryesore dietike? Zbulojeni në këtë artikull.

Forma e trupit tonë ka qenë gjithmonë një objekt studimi dhe interesi.

Përveç se ndikon qartësisht në jetën tonë të përditshme, që nga zgjedhja e rrobave të duhura, look0ut dhe tipit të aktivitetit fizik, morfologjia e trupit tonë influencon në mënyrë të pashmangshme edhe zgjedhjet tona dietike.

Studime të shumta, në fakt mbështeten në biotipologji, përkatësisht në degën e biologjisë që studion formën e trupit dhe efektet e saj në statusin shëndetësor, një çelës i interpretimit metabolik.

Për këtë arsye, duke e thjeshtuar, ne do të rendisim më poshtë një sërë sugjerimesh nutricionale që i referohen secilit biotip. Megjithatë, duam të theksiojmë se këto sugjerime kanë vlerë informative dhe zgjedhjet specifike dietike duhet të vlerësohen rast pas rasti nga një profesionist i nutricionit.

  1. Biotipi limfatik ose ‘dardha’

Karakteristike për subjektin ginoid, që do të thtoë që ekziston tendenca për të grumbulluar inde dhjamore drejt ijeve, biotipi limfatik ose i quajtur ndryshe dardhë, paraqet disa karakteristika tipike si këmbë gjithmonë të fryra, shqetësime vaskulare (të enëve të gjakut), trungut të ngushtë dhe gjymtyrëve të mëdha.

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim dhe keni lodhje të vazhdueshme, dembelizëm dhe reduktim të bonifikimit muskulor, këshillat dietike të mëposhtme bëjnë për ju.

-pini shumë, por shumë ujë. Përpiuqni të preferoni llojet e ujit me mbetje të ulëta për të përmirësuar aktivitetin drenazhues dhe për të reduktuar edemat e pranishme në gjymtyrët e poshtme.

-zvogëloni konsumin e kripës dhe të ushqimeve që përmbajnë kripë. Një dietë hipodinamike mund t’ju ndihmojë në fazën e parë;

-reduktoni konsumin e karbohidrateve, sidomos në orët e pasdites dhe mbrëmjes dhe kujtohuni që në darkë të hani gjithmonë proteina dhe perime

 

-zgjidhni miellra dhe drithëra integralë. Harrojini ato të rafinuara

-hani gjithmonë një mëngjes të bollshëm, me një sasi adekuate proteinash

  1. Biotipi i gjakut ose ‘molla’

I ashtuquajturi biotip i gjakut, i thënë ndryshe mollë, ka karakteristika të kundërta me atë android. Toni muskulor është i fuqishëm, gjymtyrët të bonifikuara, por yndyra e tepërt lokalizohet në bark.

Ky biotip, pikërisht për shkak të prezencës së indit dhjamor në organet e brendshme, është i prirur për sëmundje kardiovaskulare, por për fat të mirë përgjigjet mirë ndaj stresit distik.

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, atëherë:

-moderoni konsumin e kafesë

-përpiquni të reduktoni sa më shumë të jetë e mundur kaloritë, duke i shpërndarë gjatë gjithë ditës;

-preferoni konsumin e mishit të bardhë dhe peshkut, por sidomos proteinat bimore

-gjithmonë preferoni vakte të plota, të ulëta në kalori, duke i nisur gjithmonë me një sallatë me perime

  1. Biotipi cerebral ose ‘banania’

Biotipi cerebral ose banania, përgjithësisht dallohet nga forma e gjatë e gjymtyrëve, përgjithëssiht të dobëta. Gjumtyrë të gjata, ton muskulor i reduktuar, gjoks i hollë dhe ind dhjamor që shfaqet shumë pak.

Vështirësia për të fituar masë muskulore apo për t’u tonifikuar është lajtmotiv i këtij biotipi.

Këto janë këshillat kryesore:

-mos harroni të përmbushni nevojat proteinike. Sigurohuni që të merrni proteina nga çdo vakt

-përpiquni të konsumoni fruta të thata ose peshk çdo ditë. Acidet yndyrore omega 3 janë shumë të çmuara në rastin tuaj

-shtoni në mëngjesin tuaj gjithmonë një dozë sheqernash të thjeshta, do të jenë të dobishme për të rivendosur ekuilibrin tuaj horman në mëngjes herët.

-Mos hani nxitimthi dhe sigurohuni të konsumoni sasinë e duhur të kalorive çdo ditë.

 

Lajme10 minutes ago

Mickoski: Nuk do të ketë kërkesë apo zgjidhje me të cilën do të jepej provimi në gjuhën shqipe! Duhet të respektohet “lingua franca” në sistemin e drejtësisë

Maqedoni49 minutes ago

Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës

Lajme2 hours ago

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Lajme2 hours ago

Arkin Jahijin mirëpritet me tortën “Mirë se erdhe kryetar” në komunën e Bërvenicës

Lajme2 hours ago

37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen

Maqedoni2 hours ago

Fillkov: Provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm maqedonisht, zgjidhja e Shasivarit është hibride

Maqedoni2 hours ago

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

Bota2 hours ago

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

Maqedoni3 hours ago

Shkup, 31-vjeçari sulmon prindërit në shtëpi – babai e denoncon në polici

Bota3 hours ago

Mes Biblës dhe Kuranit, NYT: Nicolas Maduro i është drejtuar fesë dhe ka humbur shumë peshë

Maqedoni3 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

NA NDIQ NË FACEBOOK