Connect with us

Kosovë

Çelet Sami Kurteshi: As Çitakut, as Kadaresë, as Hotit por këtij personazhi i mori Kurti ‘idenë”

Publikuar

Fjalia goditëse e kryeministrit Kurti që u tha në Mynih të Gjermanisë, është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Ishte zbuluar më herët se atë fjali në fakt e kishte thënë edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, znj.Vlora Çitaku, e para saj edhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare.

Por, z.Kadare del të mos ketë qenë njeriu i parë që e ka shkruar apo thënë një fjali të tillë. Paraprakisht, u mësua se fjalinë që Serbia në të vërtetë ishte e pushtuar nga Kosova dhe se duhej të çlirohej prej saj në mënyrë që të ecte përpara e kishte thënë edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe evropeizimit të saj të ardhshëm.” – kishte shkruar z.Hoti dikur.

Por, duket se çështja shkon edhe më thellë se kaq – siç bën të ditur përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, z.Sami Kurteshi.

Ai deklaroi në një koment se “ideja kishte lindur para Kadaresë”, dhe se atë e kishte dhënë z.Adem Demaçi, të cilin e cilëson si “një nga frymëzuesit e Albinit”.

“Dhe po, ideja kishte lindur para Kadaresë, nga i madhi Adem Demaçi, një nga frymëzuesit e Albinit. Të citosh njerëzit e mëdhenj, është e drejtë pa thonjëza, sepse është trashëgimi intelektuale dhe politike e një populli.” – shkroi z.Kurteshi.

Por, a është ide në të vërtetë një fjali e tillë? Ide konsiderohet një mendim i caktuar mbi një kurs të caktuar veprimesh. Por, fjalia e përmendur nuk tregon absolutisht asgjë mbi kursin që do të ndjekë politika e jashtme e Kosovës në vazhdim në raport me Serbinë. Dhe si e tillë nuk mund të konsiderohet si e tillë.

NA NDIQ NË FACEBOOK