Connect with us

Lajme

Cakaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Nënshkruam tri marrëveshje të rëndësishme

Publikuar

me

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar fillimisht me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Pas takimit, i cili nisi rreth orës 08:30, Cakaj doli në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij turk. Cakaj theksoi se janë nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme.

“Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend. Turqia është një ndër kontribuuesit kryesorë në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë.

“Së pari, Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eliminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Së dyti, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Së treti, ‘deklaratën e përbashkët’ ndërmjet dy ministrive që do të shërbejë për rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit”, tha Cakaj./A2/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com