Lajme
Cakaj në Munih diskuton me politologun e famshëm Francis Fukuyama

Gent Cakaj, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, është takuar në Munih me Francis Fukuyama, politologun e famshëm dhe autorin e veprës “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”.
Cakaj, i cili është filozof me vokacion, ka pasur mundësi që të diskutojë me Fukuyamën për ndikimet hegeliane të mendimit të tij dhe qëndrueshmërinë e konceptualizimit fillestar të idesë për “Fundin e Historisë”, të prezantuar në vitin 1989, njofton Klan Kosova.
Ministri Cakaj po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih në mes shumë liderëve botërorë të politikës dhe sigurisë.




















