Kosovë
Bulliqi përsëri akuza ndaj LDK’së: Rugovizmin e përdorin për ta zhvatur shtetin

Kandidati i VV’së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë hedhur akuza përsëri ndaj LDK’së duke thënë se po bëjnë propagandë ndaj tij.
Ai ka akuzar LDK’në që po mundohet ta shantazhojnë atë për shkak të një pronës që sipas LDK’së është pronë komunale dhe është uzurpuar nga Bulliqi.
“Është parcelë familjare në emrin tim, është manipuluar shumë kjo gjë. Nuk ka asnjë lloj uzurpimi është taktizim i pushteti lokal që mundohet të më shantazhoj, por kjo çështje nuk pin ujë tek unë”
“Janë ekipa e kryetarit në mënyrë që të krijojnë propaganda të tjera, por unë po ju them që shpejtim Bullqi është 500 herë me Rugovizëm se kandidati i tanishëm i LDK’së”, u shpreh ai në Debat Plus.
Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishtë në LDK ka lënë shenja dhe rezultate duke thënë se LDK e përdor rugovizmin vetëm për të zhvatur shtetin
“Kam lënë shejna dhe rezultate gjatë angazhimit tim politik në LDK. Këta rugovizmin dhe Rugovën e kanë vetëm për ta zhvatur shtetin për tu fshehur nga ajo”, ka thënë ai./Periskopi/






















