Sport
Buffon: Sarri nuk duhet të largohet

Juventus aktualisht janë në krye të Serie A me 57 pikë, një më shumë se Lazio dhe dy më shumë se Inter.
Maurizio Sarri është kritikuar jo pak për sezonin e fundit, dhe së fundmi ‘Zonja e Vjetër’ ka qenë e lidhur me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Ishte e nevojshme për të ndryshuar lëkurën tonë për t’u përballur me një proces tjetër”, tha Buffon për Le Iene, përcjell lajmi.net.
“Duhet kohë. Ka qenë vendim i drejtë për të provuar diçka ndryshe për të arritur te objektivat”.
“Shpresoj që Sarri të mbetet, sepse kjo do të thotë se ne do të kemi fituar diçka”./Lajmi.net/






















