Connect with us

Lajme

Bota mbështet  9 -vjeçarin australian që donte të vdiste për shkak të ngacmimeve për dukjen

Publikuar

Njerëz nga mbarë bota kanë ofruar mbështetjen e tyre ndaj nëntë vjeçarit Australian, pas një videoje në të cilën  ai shfaqej thellësisht i lënduar për shkak të ngacmimeve dhe përqeshjes që po i bëhet në shkollë.

Yarraka Bayle, postoi videon e djali të saj Quaden,  i cili shihej duke qartë pasi ishte në shënjestër të shokëve të shkollës për shkak të dukjes së tij.

“Kjo është ajo çfarë shkakton përqeshja” , thotë ajo në një video në të cilën djali I saj thotë se do të dëshironte që të vdiste.

Klipi është shikuar mbi 14 milionë herë, ku më pas kanë nisur mesazhet mbështetëse  #ËeStandËithQuaden.

Të famshëmit duke përfshirë aktorin Hugh Jackman dhe basketbollistin Enes Kanter kanë folur për këtë rasr, ndërsa prindërit në vendet e tjera kanë ndarë videomesazhe  të fëmijëve të tyre në mbështetje të Quaden.

Aktori jackamn duke iu drejtuar Quaden I tha se ‘ ti je më I fortë se sa mendon’, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve që të jenë të dashur më të.

Mesazhe mbështetëse për nëntë vjeçarin janë shpërndarë nga I gjithë globi, përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK