Sport
Benzema për ndeshjen kundër Man City: Do të jetë një lojë e mire

Sipas francezit përballja do të jetë ndeshje e vështirë dhe ai është i lumtur për këtë sfidë.
‘’Do të jetë një ndeshje e mire, gjithçka përreth nesh është e çmendur dhe kjo është një presion shtesë për ne” ka thënë fillimisht Benzema, transmeton lajmi.net.
“Ta mbërrish paraqitjen e 100-të jubilare është diçka fantastike dhe do ta shijoj këtë. Liga e Kampionëve dhuron diçka të veçantë’’, u shpreh tutje francezi.
Benzema do ta regjistrojë paraqitjen e 100-të në këtë kompeticion dhe sigurisht do të synojë të lë shenjat e tij.
Gjatë këtij sezoni me ‘Los Blancos’, Benzema ka arritur të shënojë 13 gola në La Liga, duke u shndërruar në figurë kyçe për 13 herë kampionët evropianë. /Lajmi.net/






















