Connect with us

Sport

Bayerni vazhdon tutje në Kupën e Gjermanisë

Publikuar

‘Bavarezët’ kanë arritur të mposhtin 4:3 në ‘Allianz Stadium’ Hoffenheimin të mërkurën mbrëma.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi kur Jerome Boateng shënoi autogol në minutën e 8’ për 0-1.

Fatin e Boateng e pati pesë minuta më vonë Benjamin Hubner, që po ashtu shënoi në portën e tij, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 20’, Thomas Muller shënoi për 2:1, ndërsa Robert Lewandowski në minutën e 36’, për 3:1.

Sulmuesi polak gjeti rrjetën edhe në minutën e 80’, kur realizoi për 4:1.

Hoffenheim nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë me anë të Munas Dabbur./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK