Sport
Bayerni gjen ‘Riberyn e ri’
20-vjeçari ka luajtur vetëm 37 minuta në Bundesligë këtë sezon, mirëpo ai është i vendosur të luftojë për një vend titullari te Bavarezët.
‘’Nëse krijoni karrierën tuaj në Bayern Munich ju do të tentoni të bëheni si Ribery. Shumë futbollistë e duan këtë’’, u shpreh 20- vjeçari për SportBild, transmeton lajmi.net
Djaloshi ka luajtur vetëm tri ndeshje me gjigantin gjerman në këtë sezon, mirëpo ende nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Francezi i talentuar, te Bayern Munich është transferuar nga Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/






















