Connect with us

Kosovë

Bashkëthemeluesi i KH ‘Lidhja e Prizrenit’, thotë se babai i Haskukës nuk ka rol aktiv në klubin që subvencionoi Komuna

Publikuar

Njëri nga bashkëthemeluesit e Klubit Henbollistik ‘ Lidhja e Prizrenit’, Admir Rama, tash, ‘KH Prizreni’, përmes një reagimi ka thënë se Daver Haskuka, babai i kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, nuk ka ndonjë rol aktiv  në klubin të cilit Komuna e Prizrenit i ka dhënë subvencion.

Në reagimin e Ramës, thuhet se Daver Haskuka (babai i kryetarit të Komunës së Prizrenit) ishte emëruar ‘kryetar nderi’ i klubit, për shkak të kontributit të dhënë gjatë viteve 1980-90-të.

Sipas tij, Daver Haskuka deri në vitin 2018 ka pasur vetëm rol formal. Ndërsa kryetar i klubit është Syrija Shalqini.

Admir Rama megjithatë nuk ka mohuar që klubi të ketë marrë subvencione nga Komuna e Prizrenit ndër vite, por se sipas tij kjo nuk ka të bëjë me lidhjet familjare të kryetarit të Prizrenit me bashkëthemeluesin e klubit ‘Lidhja e Prizrenit’ që ka rastisur të jetë babai i tij.

Reagimi i plotë i Admir Ramës:

Lidhur me shkrimin e datës 6 shkurt 2020 për subvencionimin e drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit kubeve sportive. SKANDAL: Mytaher Haskuka i VV-së, ka dhënë paret nga komuna klubit të babait të tij.

Pasi që jam i përmendur në tekst si bashkëthemelues i Klubit Hendbollistik Lidhja e Prizrenit dua ta informoj opinionin publik me këtë çështje.

KH Prizreni ka ndërpre aktivitetin sportiv dhe garues në Federatën e Hendbollit të Kosovës në Ligën e parë meshkujt në vitin 2012/13. Me Naim Dervishajin dhe me Daver Haskukën si bashkëthemelues e kemi riaktivizuar KH Prizreni në vitin 2014 siç figuron edhe në regjistrin e OJQ-ve në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike (MAP). Gjatë viteve në vijim deri në vitin 2018 jemi subvencionuar nga Komuna e Prizrenit nga 1.500-3.000 euro vit, varësisht prej vitit buxhetor të komunës.  Por në emër të ri KH “Lidhja e Prizrenit” sepse nuk ishte e mundur që ta regjistrojmë në MAP si KH Prizreni si e ka edhe klubi i qytetit emërtimin historik pasi që në regjistrin e MAP-it ishte i regjistruar KH Prizreni femrat me këtë emër.

Dhe pas disa konsultave me zyrtar komunal dhe federatën në vitin 2014 kemi vendosur që “KH Prizreni” ta mbaj emrin e vjetër por për komunikim me institucione sipas sugjerimeve edhe nga zyrtarët e departamentit të OJQ-ve klubit “KH Prizreni” i kemi vendosur emrin KH Lidhja e Prizrenit, por emri KH Prizreni ka figuruar në pajisjet sportive  mbishkrime në buletinin e Federatës së Hendbollit të Kosovës etj.

Sa i përket Daver Haskukës asnjëherë nuk ka pas rolin aktiv në klub por dua të potencoj që Daver Haskuka është në Klubin Hendbollistik KH Prizreni nga vitet e 1980-90-të. Dhe gjatë rithemelimit në vitin 2014 Naim Dervishaj pat sugjeruar që Daver Haskuka për shkak të kontributit të madh të mbete si “KRYETAR NDERI” në klubin Hendbollistik KH Prizreni ose sipas emërtimit zyrtar në MAP KH Lidhja e Prizrenit, po e ri-potencoj, Daver Haskuka ka pasur në klubin KH Prizreni vetëm rolin formal deri në vitin 2018. Në vitin 2018 pas zgjedhjeve të reja në klub për kryetar të klubit  KH Prizreni u zgjodh Syrija Shalqini dhe tani KH Prizreni ka kryesinë e re dhe garojnë në Super ligën e Hendbollit të Kosovës.

Gjatë zgjedhjeve të reja në klub unë Admir Rama dhe Naim Dervishaj në konsultën me kryesinë e re jemi dakorduar që KH Prizreni të komunikojë me institucione në emër të KH Lidhja e Prizrenit deri në rregullimin e dokumentacionit përkatës së kryesisë së re që të bëjnë regjistrimin në MAP si KH Prizreni, dhe subvencionimi për vitin 2019 ka rrjedh si rezultat i marrëveshjes paraprake që kemi bërë me kryesinë e re. Subvencionet për vitin 2020 KH Prizreni i ka gëzuar do ti gëzoj si KH Prizreni e jo si KH Lidhja e Prizrenit.

Respekt

Admir Rama bashkëthemelues i KH Lidhja e Prizrenit por në fakt “KH PRIZRENI”

 

NA NDIQ NË FACEBOOK