Kosovë
Bashkëshortja e Dardan Molliqajt del të pres Albin Kurtin gjatë vizitës së tij në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Edi Rama.
Ndërkohë për ta pritur Kurtin, në vizitën e parë zyrtare prej kur mori postin e kryeministrit, kishin dalë edhe dy ministrat kosovarë në Qeverinë Rama, Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kjo e fundit bashkëshortja e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Në pamje të parë përshëndetja mes tyre duket të jetë shumë e ftohtë, mase kjo për shkak të marrëdhënieve që tashmë bashkëshorti i ministres Shahini ka me kreun e VV-së, pjesë e së cilës dikur ishte edhe e vetë.
Kryeministri Kurti gjatë vizitë në Tiranë do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ?????
Gepostet von Edi Rama am Montag, 10. Februar 2020



















