Connect with us

Sport

Barcelona organizon ndeshje në nder të Ronaldinho – shumë legjenda në një fushë futbolli

Publikuar

Barcelona po përgatitet për një ndeshje në nder të magjikut brazilian, Ronaldinho.

Ndeshja do të luhet të mërkurën e 19 gushtit, në stadiumin mitik, ‘Camp Nou’, bën të ditur ‘RAC1’, transmeton lajmi.net.

Ronaldinho dhe ish shokët e skuadrës së tij do të luajnë kundër ish yjeve të futbollit botëror.

Disa nga emrat e mundshëm që do të paraqiten në fushën e blertë janë Pirlo, Henry, Carlos, Nedved, Saviola e Maldini.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë emrat e tjerë që do të jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje legjendash, në nder të brazilianit Ronaldinho. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK