Connect with us

Sport

Barcelona mohon të ketë kontaktuar Iniestan gjatë merkatos së janarit

Publikuar

më

Kampionët e La Liga nuk kanë tentuar asnjëherë gjatë muajit të kaluar që të rikthejnë Andres Iniestan në ‘Camp Nou’, bën të ditur ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

Kishte disa raportime se klubi katalan kishin tentuar të kthejnë 35 vjeçarin në ‘Camp Nou’, në formë huazimi.

Gjithsesi, këto thashetheme janë mohuar, duke u bërë e ditur se një mbrojtës ose sulmues kanë qenë dëshira e vetme e Barcës.

Së fundmi, skuadra katalane po lidhet me transferimin e mundshëm të Lucas Perez. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK