Connect with us

Sport

Barcelona interesohet për portierin e Brighton

Publikuar

Përkundër faktit se Marc Andre Ter Stegen është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij, Barcelona është duke menduar që të afrojë një tjetër portier në skuadër.

Emri që po lidhet së fundmi me skuadrën katalane është ai i portierit të Brighton, Carl Rushworth.

‘Mirror’ shkruan se Barca po synon trasnferimin e Rushworth,që do t’i kushtonte skuadrës 4 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Portieri i Brighton është vetëm 18 vjeçar dhe konsiderohet të ketë një të ardhme të ndritur.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë të gjej akordin me Brighton, për të transferuar portierin me potencial të madh. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK