Connect with us

Sport

Barca rivalizohet nga një konkurrent i fortë në garën për Martinez

Publikuar

Është Mundo Deportivo që një pjesë të konsiderueshme të faqes së parë të gazetës që ia kushton sulmuesit argjentinas, për të cilin ka filluar një duel i vërtetë tregu mes dy të mëdhenjve të Spanjës, Real Madridit dhe Barcelonës.

Një ‘El Clasico’ që vjen jo në fushën e gjelbër, por në dhomat e drejtuesve të klubit.

Mundo Deportivo kujton se argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milionë euro, që e liron atë nga marrëveshje me Interin, përcjell lajmi.net.

Barcelona e sheh Lautaron si pasues të Luis Suarez, por në orët e fundit janë Real Madrid që kanë përshpejtuar në drejtim të tij.

Florentino Perez e ka zgjedhur 23 vjeçarin argjentinas si një sulmues ideal për skuadrën e tij, pasi Luka Joviq po dëshmon se nuk është gati për një cikël të ri në Bernabeu, dhe dy brazilianët, Vinicius dhe Rodrygo, duken të padenjë për rolin e sulmuesit të parë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK