Sport
Barca në telashe, nuk ka dritë të gjelbër nga La Liga për transferimin e një sulmuesi

Më herët gjatë kësaj jave, Barca ka dërguar raportin mjekësor të Ousmane Dembele në komisionin mjekësor të La Liga, për të vërtetuar se lojtari nuk mund të luajë për pesë muaj, në mënyrë që të marrin leje për një transferim ‘bonus’.
Megjithatë, drejtori i Barcës, Guillermo Amor ka thënë se klubi akoma nuk ka pranuar leje nga Federata Spanjolle, për nënshkrimin me një sulmues të ri.
“Shumë janë thënë, por akoma nuk kemi dritën e gjelbër nga RFEF” ka thënë Amor për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.
Willian Jose dhe Lucas Perez janë dy emrat që shihen si më favoritët për të kaluar në ‘Camp Nou’, nëse Barca merr lejën për një tjetër transferim. /Lajmi.net/






















