Sport
Barca me dy mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit kundër Napolit

Katalanët këtë ndeshje e nisën me dy lojtarë që rrezikonin skualifikimin për ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’, shkaku i kartonëve të verdhë.
Nelson Semedo dhe Sergio Busquets, tashmë ishin të vetëdijshëm se mund të humbisnin ndeshjen e radhës kundër Napolit.
Busquets, në minutën e 49’ u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Dries Mertens, duke u konfirmuar si mungesë për takimin e ardhshëm.
Pak para përfundimit të lojës, ishte Arturo Vidal që mori dy kartonë të verdhë, për të dalë jashtë me të kuq.
Andaj, për ndeshjen e kthimit, trajneri i Barcës, Quique Setien, nuk do të mund të llogarisë në Sergio Busquets dhe Arturo Vidal./Lajmi.net/





















