Sport
Barca dhe Man Utd po e kërkojnë, lojtari preferon Liverpoolin

Werner, i cili po kalon në një formë të shkëlqyeshme me skuadrën gjermane, ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropianë të cilët me çdo kusht duan ta kenë në skuadër.
Për gjermanin interesim serioz ka shfaqur edhe Liverpooli i cili shihet si destinacioni më i mundshëm për goleadorin e kombëtares së Gjermanisë, marrë parasysh interesimin e Të Kuqëve për lojtarin dhe dëshirës së këtij të fundit për të luajtur në ‘Anfield Road’.
Gara në mes të këtyre tri skuadrave pritet të jetë e nxehtë, e që në fund pritet të vendosë dëshira e lojtarit, i cili duket se po preferon Liverpoolin.
Mediat e ndryshme britanike dhe gjermane raportuan shumë për arritjen e një akordi në mes të futbollistit dhe Liverpoolit, por ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë rrafsh.
Sulmi i skuadrës së Jurgen Kloppit do të mbipopullohej në rast ardhjeje të futbollistit, kësisoj ardhja e 23-vjeçarit do të shkaktonte edhe largime nga ‘Anfieldi’.
Si më i përfoluri për një largim të mundshëm është sulmuesi Roberto Firmino, i cili pritet t’i bëjë valixhet gati me Bayern Munich që është shumë afër për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.
Gjatë këtij sezoni me nënkampionët gjermanë, Werner ka arritur të shënojë 21 gola dhe shtatë asistime në 23 paraqitjet e tij në Bundesligë./Lajmi.net/





















