Connect with us

Lajme

Banorët e Krushopekit me apel: Mos na njollosni emrin!

Publikuar

Pas aksionit për lëndë narkotike të zhvilluar në Krushopek pasditës e sotme, banorët e këtij fshati kanë dalë me një ragim publik nëpër rrjetet sociale, shkruan Zyrtare.net

Ata bëjnë apel që të mos njolloset emri i fshatit nga ana e shtetit ngase në këtë fshat ka njerëz edhe të ndershëm.

Reagimi i plotë i banorëve:

“Ju bëjm apel mediumeve dhe Shtetit mos e njollose fshatin Krushopek dhe banorët me emrin kokain ose drog hamomi sepse këtu buka nxjerret me djersë hallall…”, thuhet në reagimin e banorëve./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK