Sport
Babai i Furyt paralajmëron Joshuan: Mos u ngatërro me Furyn

Paralajmërimi i tij erdhi pas zërave se do të ndodh një ndeshje në mes të dy boksierëve.
Pas fitorës në meçin e vitit kundër Deontay Wilderit, për Furyn ka pasur disa oferta për të boksuar, por para këtyre pritet të kemi një “trilogji” në mes Furyt dhe Wilderit.
Sipas John Furyt, për Joshuan do të jetë hera e fundit që do të boksojë nëse do të ndeshet me të birin e tij.
“Je një djalë i mirë, dukesh mirë dhe ke një të ardhme të ndritur, por kur vije diskutimi të luftrat në ring dhe fitoret, nuk mendoj se i ke këto”, tha fillimisht anglezi drejtuar Joshuas.
“Mos u ndesh me Tyson, mbaji rripat e fituar edhe lufto me të tjerët, sepse, më lër të ta them, do të jetë hera e fundit që do të boksosh”, ishin fjalët e 55-vjeçarit për IFL TV, transmeton lajmi.net.
Lufta me Joshuan siç duket është e destinuar të presë, për shkak se tashmë është caktuar ripërballja me Wilderin për ta kompletuar “trilogjinë”. /Lajmi.net/






















