Kosovë
Avokati kosovar distancohet nga gjesti çnjerëzor i Tomë Gashit ndaj lypësarit

Pas gjestit bizar të avokatit të Vetëvendosjes, Tomë Gashi, teksa u pa duke shqelmuar paratë e një lypsari në sheshin e Prishtinës, ka reaguar kolegu i tij Gazmend Halilaj.
Ai përmes një shkrimi të adresuar në Periskop, ka thënë se distancohet nga ky veprim i paarsyeshëm i Gashit.
Madje për të treguar se jo gjithë avokatët janë të tillë, ai ka treguar një rast humanitar të tij, kur nga 225 euro sa i kishte, 200 prej tyre ia kishte dhuruar një veterani për miell.
Periskopi sonte ka publikuar një video teksa shihet avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi duke shqelmuar paratë e një lypsari në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.




















