Lajme
Avokati i shefit të Wikileaks zbulon se çka i kërkoi Trump në lidhje me e-mailat e hakuar në 2016

Presidenti Donald Trump do ta falë Julian Assange nëse shefi i WikiLeaks pranon të thotë se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me email-et e thyer nga demokratët gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, tha avokati i Assange, para një gjykate në Londër të mërkurën, shkruan Periskopi.
Kërkesa është bërë në një seancë gjyqësore në Londër, ku zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që Assange të ekstradohet në Sh.B.A për tu përballuar me akuza të shumta penale.
Kujtojmë se agjentët rus thyen postën elektronike nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe kryetarit tw Fushatës për Hillary Clinton në vitin 2016. Këto email më vonë u bënë publike nga WikiLeaks.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e quajti kërkesën nga avokati i Assange “një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale”. Ajo gjithashtu tha se Trump “mezi e njeh Dana Rohrabacher”./Periskopi






















