Sport
Atletico Madrid gjen pasuesin e Simeones

Sipas ‘The Telegraph’ skuadra nga Madridi po monitoron disponueshmërinë e Pochettinos në rast se vendosin të ndërprejnë bashkëpunimin këtë verë, përcjell lajmi.net.
Pochettino është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Tottenham.
47 vjeçari argjentinas, thuhet se preferon një rikthim në Premierligë, edhe pse do të pranonte edhe Spanjën.
Kujtojmë se La Liga nuk është vend i panjohur për Pochettinon, që në të kaluarën ka drejtuar Espanyol./Lajmi.net/






















