Connect with us

Kosovë

Atë që s’e bëri për 14 vjet si opozitar e bën veç për 14 ditë si kryeministër: Kurti te Rugova

Publikuar

Duket se pozicioni i ri në politikën vendore, ai i kryeministrit, e ka zbutur radikalisht çdo qëndrim të mëparshëm që e kishte Albin Kurti.

Që nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova në janarin e ftohtë të vitit 2006 kanë kaluar 14 vjet. Dhe për katërmbëdhjetë vjet, Kurti nuk e vizitoi varrin e tij, edhe pse ai ndodhej vetëm nja dyqind metra larg prej banesës së tij ndanë Parkut të Qytetit dhe vetëm pak kilometra nga institucioni ku punoi për shumë vjet, Kuvendi.

Por, pas uljes në kolltukun e kryeministrit të ri të vendit, më datën 3 shkurt, Kurtit i mjaftuan vetëm 14 ditë që të bindte veten për të shkuar e për të nderuar presidentin tonë historik.

Vizita te varri i Rugovës kishte qenë një kërkesë e përsëritur shpesh nga liderët e ndryshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë që burime të ndryshme të Periskopit kanë thënë se për një gjë të tillë Kurti ka bërë kompromis me znj.Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit. Kjo e fundit duhej të shkonte bashkë me Kurtin për të nderuar figurën e z.Adem Demaçi, në mënyrë që Kurti të shkonte e të nderonte te varri figurën e z.Ibrahim Rugova.

Asnjë zyrtar i lartë i LDK-së deri tash nuk kishte nderuar figurën e z.Adem Demaçi, veprimtar i shquar që ndërroi jetë para dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK