Connect with us

Lajme

ASH a do të ketë koalicione parazgjedhore me partitë maqedonas, ja qëndrimi i Ziadin Selës

Publikuar

me

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në intervistën e tij për gazetën LAJM, kishte shprehur qendrimin e tij lidhur me koalicionet parazgjedhore mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Ai, ka vlerësuar se akoma nuk ka ardhur koha për bashkëpunime të tilla.

“Nëse ndodhin koalicionime të tilla, ajo janë vulë tradhëtie” , ishte shprehur Sela, muaj më parë dhe kishte shtuar se çështja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut akoma nuk është zgjidhur. Duke aluduar në koalicionimin mes BDI-së dhe LSDM-së në zgjedhjet e fundit lokale, Sela thotë se bashkëpunime të tilla nuk janë risi dhe kanë ndodhur edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.

Megjithatë, kreu i ASH-së porositi që të shtohet presioni i shqiptarëve kundër këtyre bashkëpunimeve. Në videon më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Selës për koalicionet e përziera entikisht, që e ka bërë në intervistën për gazetën LAJM më 28.11.2019.

Qendrimi i Ziadin Selës për koalicionet parazgjedhore me partitë maqedonase: Janë vulë tradhëtie! (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Dienstag, 11. Februar 2020

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com