Connect with us

Lajme

Artan Hoxha publikon sërish foto/ Rama me një tjetër person të botës së krimit

Publikuar

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një tjetër foto të kryeministrit Edi Rama me një tjetër person të botës së krimit.

Hoxha kishte mbuluar portretin e këtij personi dhe nuk tregoi asnjë emër, por deklaroi se fotoja është bërë në New York.

“Po e verifikoj foton dhe është bërë në New York. Prapë një person i botës së krimit. Po e verifikoj. Është me një seri krimesh, regjia e nxori pa dashje se nuk e kisha në plan”, tha ndër të tjera Hoxha

Kujtojmë se pak më parë, gazetari publikoi edhe foton e kreut të qeverisë me Ardian Çapjan, një person të akuzuar si i lidhur me botën e krimit./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK